Surprise Me!

Dialogu Prishtine-Beograd rinis ne Korrik | Lajme - News

2020-06-23 1 Dailymotion

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç menjëherë pas zgjedhjeve i është kthyer punës. Detyra e parë e ka pritur në temën e Kosovës në takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Llajcak, i cili ka arritur në vizitën e parë në Serbi. Presidenti serb tha se Serbia nuk i ka ikur kurrë dialogut, por nëse ai është i vërtetë dhe nënkupton të dëgjohen kërkesat e të dyja palëve.

?Nuk do të jenë çështje të lehta për Serbinë, por unë besoj se me një qasje serioze dhe të kujdesshme do të mund të ruajmë interesat tona vitale dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe Metohi?.

I dërguari i Brukselit tha se Vuçiç ishte shumë konstruktiv dhe është folur për data konkrete dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në Korrik. E ardhmja e Serbisë është e lidhur me këtë dialog.

?Nuk jam këtu të shtyj askënd drejt një marrëveshje që ju nuk e doni, por që të mundësojmë të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje dhe të arrijnë një marrëveshje që do të funksionojë për të dyja palët dhe për njerëzit?.

Bashkimi Evropian ofron një dialog që do të sjellë një marrëveshje mbi të gjitha pikat dhe përgjithmonë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon